Nëpërmjet shërbimit "Marrje fletë projekti", ju mund të merrni online dokumentin teknik arkivor "Fletë projekti", që nevojitet për regjistrim prone, leje ndërtimi, proces gjyqësor, efekt tatimor, studime etj.
Baza ligjore:
- Ligji Nr. 7726, datë 29.06.1993, "Për Fondin Arkivor Kombëtar dhe për Arkivat"
- Ligji Nr. 9154, datë 06.11.2003, "Për Arkivat"
- VKM Nr. 377, datë 26.07.1993
- Ligji Nr. 10119 datë, 23.04.2009, "Për Planifikimin e Territorit", i ndryshuar
- Urdhër Nr. 36, datë 24.02.2014, "Për miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin të AQTN"
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumenti që tregon vendodhjen në hartë.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Marrje fletë projekti"
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e kërkuara
- Dërgoni aplikimin duke klikuar mbi butonin "Apliko"
- Ruani numrin e aplikimit të dërguar, me të cilin mund ta kërkoni më pas duke shtypur butonin "Aplikimet e mia" dhe të gjurmoni në çdo moment statusin e aplikimit tuaj
- Punonjësi i specializuar i AQTN-së njoftohet elektronikisht për ardhjen e aplikimit te ri, ku pasi shqyrton kërkesën, e aprovon ose refuzon atë (nëse kërkesa nuk është e qartë ose nuk disponohet dokumentacioni i kërkuar).
- Në çdo rast (refuzimit apo aprovimit të kërkesës), ju mund të gjurmoni statusin e aplikimit tuaj në kolonën "Statusi", pasi të kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia"
- Pas aprovimit të kërkesës, punonjësi i specializuar i AQTN-së faturon shërbimin e kërkuar.
- Në këtë moment, ju mund të shikoni detajet e faturës të shërbimit për të cilin po aplikoni, duke kërkuar aplikimin tuaj nëpërmjet opsionit "Aplikimet e mia" dhe duke shtypur më pas butonin "Shfaq"
- Kryeni më pas pagesën e shërbimit duke shtypur butonin "Paguaj" dhe duke zgjedhur bankën që ofron këtë shërbim.
- Pas marrjes së konfirmimit dhe të pagesës përkatëse nga AQTN-ja, punonjësi i specializuar i AQTN-së përgatit dokumentin e kërkuar dhe ju mund ta shkarkoni atë duke klikuar butonin "Dokumentet" , tek ndërfaqja që ju hapet pasi kërkoni aplikimin tuaj nëpërmjet butonit "Aplikimet e mia".
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot2415 lekë të reja / për çdo fletë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaDhënie dokumenti teknik-arkivor fletë projekti (AL031021)