Nëpërmjet këtij shërbimi elektronik bizneset mund të marrin në kohë reale certifikatën e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit me vulë elektronike me vlerë të plote ligjore.
Certifikata përmban të dhëna mbi NUIS (numrin unik të identifikimit të biznesit), i cili lëshohet në momentin e regjistrimit të subjekteve tregtare me të certifikatës së regjistrimit. Gjithashtu në të, tregohet statusi i biznesit, adresa, afati i veprimtarisë dhe data e regjistrimit të biznesit.
Baza ligjore:
- Ligji nr.9723, datë 3.5.2007 “Për regjistrimin e biznesit”, i ndryshuar,
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë Regjistrimi";
- Klikoni butonin" Përdor" ;
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Shkarko dokumentin e vulosur” në faqen e fundit të formularit;
- Certifikata do të shkarkohet menjëherë në shfletuesin tuaj e vulosur elektronikisht.
Certifikatën e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaCertifikatë regjistrimi (AL105044)