LinkButtonLinkButton

Kërkimi i qendrës së votimit (QV)

Kontaktet
E-mail:  ministria.brendshme@mb.gov.al
Adresa:  Blv: "Dëshmorët Kombit", Nd.1, 1001 Tiranë Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kërkimi i qendrës së votimit (QV)
Shërbimi elektronik “Kërkimi i qendrës së votimit (QV)” i mundëson çdo shtetasi shqiptar të kërkojë adresën e qendrës së votimit në të cilën është caktuar të votojë. Të dhënat e përdoruesve shfaqen automatikisht nga databaza e Gjendjes Civile dhe Adresarit, të cilat administrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile. Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin qeveritar e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Kërkimi i qendrës së votimit (QV)" - Klikoni butonin "Përdor" - Në formularin e shfaqur kontrolloni adresën e qendrës së votimit në të cilën jeni të caktuar të votoni.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin