Shërbim elektronik "Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes" u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për të marrë informacion në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga Agjencia e Trajtimit të Pronave(ATP).
Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës Juridike, pranë ATP-së, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail , si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dokumentacion legjitimues si Dëshmi Trashëgimie dhe/ose Prokure, sipas rastit ( Ky dokumentacion është i nevojshëm në rastet kur duhet provuar interesi i ligjshëm në cilësinë e personit të interesuar në këtë kërkim)
- Kopje e Vendimit nga ish AKKP,nëse qytetari e disponon
- Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme
Hapat e procedurës- Logohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes";
- Plotësoni te dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme;
- Klikoni butonin "Dërgo";
- Inspektori i Sektorit Përkates, pranë ATP-së, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues nëse ka dhe përpilon përgjigjen duke ia dërguar aplikantit pergjigjen me e-mail , si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaKërkesë për informim për ecurinë e dosjes (AL031023)