LinkButtonLinkButton

Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP

Kontaktet
Tel:  +355 42 256 642
E-mail:  info.atp@atp.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhamet Gjollesha", Nr.54 Tiranë

Video udhëzuese
Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP
Shërbimi elektronik "Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP" u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë online kërkesën për takime ose ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga Agjensia e Trajtimit të Pronave (ATP). Me anë të këtij shërbimi qytetarët mund të dërgojnë Ankesat e tyre si dhe kërkesat për takim (me inspektor jurist, përgjegjes sektori, drejtor drejtorie si dhe Drejtor i Përgjithshëm). Pas dërgimit të aplikimit, specialisti i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë ATP, bën shqyrtimin e kërkesës dhe të dokumentacionit shoqërues, nëse ka. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, specialisti delegon kërkesë/ankesën pranë sektorit përkatës, i cili përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit dhe ia dërgon me e-mail si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në e-Albania. Në rastin kur aplikimi nuk është i rregullt dhe nuk pranohet, aplikanti njoftohet për këtë fakt me anë të e-mail. Baza ligjore" - Ligji 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme ( Dokument shpjegues )

Hapat e procedurës
- Logohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP"; - Plotësoni te dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme; - Klikoni butonin "Dërgo"; - Specialisti i i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun delegon kërkesë/ankesën pranë sektorit përkatës i cili përpilon përgjigjen për kërkesën e aplikantit, duke ia dërguar aplikantit përgjigjen me e-mail , si dhe tek "Hapësira ime" në seksionin “Dokumentet e mia” në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin