LinkButtonLinkButton

Vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal

Kontaktet
E-mail:  ankesa@ashk.gov.al
Adresa:  Rruga Dora D'Istria, Nr 21001 Tiranë Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal
Shërbimi elektronik "Vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal" i mundëson çdo qytetari të aplikojë online nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, për të marrë një vërtetim që provon se një ndërtim është në proces legalizimi. Ju do të merrni vërtetimin në mënyrë elektronike dhe me postë, pa patur nevojën për të shkuar personalisht në zyrat e Agjencisë Shtetërore së Kadastrës, në drejtorinë tuaj rajonale. Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet të jeni personi që keni bërë vetëdeklarimin e ndërtimit informal. Për shërbimet të cilat kanë në tipologjinë e tyre përllogaritjen e vlerës së tatimit, taksës apo gjobës, fatura e plotë që duhet të paguhet do të dërgohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës në seksionin ''Dokumentet e mia'' tek hapësira juaj në portalin e-Albania dhe më pas mund të vijohet me kryerjen e pagesës nga ana juaj. Çdo tarifë për shërbimin në ASHK, paguhet në llogarinë bankare të agjencisë. Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, sporteleve të Postës Shqiptare si dhe online nëpërmjet Portalit e-Albania, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Kujdes! Mbi një aplikim bazë nuk mund të kryhen më shumë se tre aplikime Akt-Verifikimi (AV)!



Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Kopje e vetëdeklarimit të objektit.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania. - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për aplikim për legalizim ndërtimi informal". - Klikoni butonin" Përdor". - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular. - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit. - Punonjësi i ASHK-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe verifikon saktësinë e dokumenteve e nëse janë të plota. - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i ASHK-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit. - Vërtetimi i dërgohet aplikantit në mënyrë elektronike me e-mail tek "Hapësira ime", në seksionin "Dokumentet e mia".

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
300 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Lëshim vërtetim aplikimi për legalizim ndërtimi informal (AL037012)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin