Shërbimi elektronik "Certifikatë nga akti i martesës" u mundëson qytetarëve shqiptarë të aplikojnë online dhe të gjenerojne certifikatë nga akti i martesës me vulë elektonike me vlefshmëri të plotë ligjore
Ky shërbim ofrohet nga zyrat e Gjendjes Civile pranë prefekturës përkatëse ku ështe regjistruar martesa.
- Në rast se certifikata kërkohet brenda një viti nga akti i martesës, ajo tërhiqet në zyrat e Gjendjes Civile.
- Në rastin kur martesa është lidhur nga viti 2008 deri tani, certifikata e aktit të martesës do të shfaqet menjëherë. Certifikata gjenerohet me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore
- Në rastin kur martesa është lidhur përpara vitit 2008, aplikanti duhet të plotësojë formularin që i shfaqet dhe më pas kërkesa do të procesohet nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile i cili do t'i kthejë aplikantit një e-mail informues( në adresën e e-mail-it të plotësuar në formular) për kohën kur certifikata do të jetë gati.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë nga akti i martesës”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Zgjidhni nëse shpallja e martesës është bërë përpara apo pas vitit 2008;
- Në rastin kur do të zgjidhni periudhën pas vitit 2008, certifikata e aktit të martesës do t'ju shfaqet menjëherë dhe mund ta shkarkoni me vulë elektonike me vlefshmëri të plotë ligjore;
- Në rastin kur do të zgjidhni periudhën para vitit 2008, plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i Gjendjes Civile njoftohet elektronikisht për mbërritjen e kërkesës së re dhe nis të bëjë verifikimet e duhura. Pas përfundimit, njofton qytetarin në adresën e e-mail-it të plotësuar në formular kur mund të paraqitet për tërheqjen e certifikatës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisë3 muaj
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaCertifikatë nga akti i martesës (AL012041)