Shërbimi elektronik "Certifikatë nga akti i lindjes" u mundëson qytetarëve shqiptarë të aplikojnë online dhe të gjenerojne certifikatë nga akti i lindjes për vete apo për një familjar të tyre, me vulë elektonike me vlefshmëri të plotë ligjore.
Ky shërbim ofrohet nga zyrat e Gjendjes Civile pranë prefekturës përkatëse ku është regjistruar lindja.
- Në rast se certifikata kërkohet brenda një viti nga akti i lindjes, ajo tërhiqet në zyrat e Gjendjes Civile.
- Në rastin kur personi ka lindur nga viti 2008 deri tani, certifikata e aktit të lindjes do të shfaqet menjëherë pas zgjedhjes së familjarit. Certifikata gjenerohet me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore
- Në rastin kur personi ka lindur përpara vitit 2008, aplikanti duhet të plotësojë formularin që i shfaqet dhe më pas kërkesa do të procesohet nga punonjësi i zyrës së Gjendjes Civile, i cili do t'i kthejë aplikantit një e-mail informues (në adresën e email-it të plotësuar në formular) se kur certifikata do të jetë gati.
Dokumentacioni i nevojshëmPër këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Certifikatë nga akti i lindjes”;
- Klikoni butonin "Përdor";
- Në rastin kur personi ka lindur nga viti 2008 deri tani, certifikata e aktit të lindjes do të shfaqet menjëherë pas zgjedhjes së familjarit dhe mund ta shkarkoni me vulë elektonike me vlefshmëri të plotë ligjore;
- Në rastin kur personi ka lindur përpara vitit 2008, plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i Gjendjes Civile njoftohet elektronikisht për mbërritjen e kërkesës së re dhe nis të verifikojë saktësinë e dokumenteve;
- Nëse dokumentet janë të plota, aplikanti njoftohet për t'i dorëzuar fizikisht ato.Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i Gjendjes Civile njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisë3 muaj
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaCertifikatë nga akti i lindjes (AL012043)