LinkButtonLinkButton

Vërtetim për individ të paregjistruar

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim për individ të paregjistruar
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Vërtetim për individ të paregjistruar
Shërbimi elektronik "Vërtetim për individ të paregjistruar" u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim që nuk janë të regjistruar për qëllime tatimore. Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë vërtetim për individ të paregjistruar. Vërtetimi është personal, përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Bashki, Zyrën e Punës, Ambasadë, Bankë, ISSH etj. Ky shërbim ofrohet online me vule elektronike me vlerë të plote ligjore, për çdo person të paregjistruar për qëllime tatimore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ në portal; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për individ të paregjistruar”; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin përkatës elektronik; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Pas përpunimit të kërkesës për vërtetim individ i paregjistruar, ju do të njoftoheni me e-mail për plotësimin apo refuzimin e kërkesës (duke marrë njëkohësisht edhe arsyen e refuzimit); Vërtetimin e përfunduar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
1 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Vërtetim për individë të paregjistruar (AL105017)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin