Shërbimi elektronik "Vërtetim për posedim mjeti" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për posedim mjeti me vulë elektronike.
Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për posedim mjeti.
Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument sipas kërkesës.
Ky shërbim ofrohet online për çdo subjekt tatimpagues.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues..
Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për posedim mjeti";
- Klikoni butonin" Përdor" ;
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Pas përpunimit të kërkesës për vërtetim posedim mjeti, ju do të njoftoheni me e-mail për plotësimin apo refuzimin e kërkesës (duke marrë njëkohësisht edhe arsyen e refuzimit).
Vërtetimin e përfunduar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit2 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaVërtetim për posedim mjeti (AL106005)