LinkButtonLinkButton

Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Shërbimi " Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit me vulë elektronike. Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për Xhiron e 3 viteve të fundit. Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Tender, Bashki, Ambasadë etj. Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit"; - Klikoni butonin" Përdor" ; - Plotësoni formularin përkatës elektronik; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Vërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për qarkullimin e realizuar për 3 vitet e fundit (AL101016)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin