LinkButtonLinkButton

Vërtetim për pagim detyrimesh

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetimin për pagimin e detyrimeve
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Vërtetim për pagim detyrimesh
Shërbimi elektronik "Vërtetim për pagim detyrimesh" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për pagim të detyrimeve, me vulë elektronike. Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për të çertifikuar faktin që nuk ka detyrime të papaguara. Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Tender, Ambasadë, Zyrën e punës, Bankë,etj. Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues që nuk ka detyrime të papaguara.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për pagim detyrimesh"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin përkatës elektronik; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania. Në rast se ju nuk i keni shlyer të gjitha detyrimet, deri në datën e aplikimit për këtë vërtetim, automatikisht do t’ju shfaqet një mesazh, nëpërmjet të cilit njoftoheni që nuk mund të pajiseni me vërtetimin e kërkuar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Vërtetim për pagim detyrimesh (AL106009)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin