Shërbimi elektronik "Vërtetim për regjistrim të investitorit" u vjen në ndihmë investitorëve të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për regjistrim të investitorit me vulë elektronike.
Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt investitor, i regjistruar më parë në QKB ka të drejtë të kërkojë vërtetim për Regjistrim Investitori.
Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Bashki. Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo investitor të regjistruar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për regjistrim të investitorit”;
- Klikoni butonin" Përdor" ;
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaVërtetim për regjistrim të investitorit (AL101017)