Shërbimi elektronik "Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin" u mundëson qytetarëve pajisjen me vërtetimin për deklarimin dhe pagimin e kontributeve me vulë elektronike. Vërtetimi është personal, përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në bashki, zyrën e punës, ambasadë, bankë etj. Vërtetimi me vulë elektronike gjenerohet menjëherë online për çdo person të punësuar apo të vetëpunësuar dhe përmban të dhëna të vitit aktual dhe të atij paraardhës.
Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore”, i ndryshuar, në Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për Mbledhjen e Kontributeve të Detyrueshme të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe në Udhëzimin Nr. 23 datë 9.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” çdo individ ka të drejtë të kërkojë vërtetim për deklarimin dhe pagesën e kontributeve shoqërore nga punëdhënësi.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si individ në portal;
- Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin";
- Klikoni butonin "Përdor" ;
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaVërtetim për pagimin e kontributeve për individin (AL113036)