Shërbimi "Vërtetim për përgjegjësitë tatimore" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpagues të cilët mund të aplikojnë për t’u pajisur me vërtetim për përgjegjësitë tatimore, me vulë elektronike .
Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për përgjegjësitë tatimore për të cilat është i regjistruar.
Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument sipas kërkesës.
Ky shërbim ofrohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si Biznes në portal;
- Zgjidhni shërbimin " Vërtetim për përgjegjësitë tatimore";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin përkatës elektronik;
- Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike.
Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaVërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për përgjegjësitë tatimore (AL106018)