LinkButtonLinkButton

Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti

Kontaktet
Tel:  +355 42 276 824
E-mail:  e-tatime@tatime.gov.al
Adresa:  Rruga "Gjin Bue Shpata" Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
Shërbimi elektronik "Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti" u vjen në ndihmë subjekteve tatimpaguese, të cilët mund të aplikojnë online për t’u pajisur me vërtetim për deklarimin dhe pagimin e kontributeve. Vërtetimi përfitohet pa pagesë apo tarifë shtesë dhe mund të përdoret për t’u paraqitur si dokument në Zyrën e Punës, Bankë, Tender etj. Vërtetimi gjenerohet menjëherë online për çdo subjekt tatimpagues, me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore Bazuar në Ligjin Nr. 9920 , datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar, në Ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar si dhe në Udhëzimin Nr. 23 datë 9.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” çdo subjekt tatimpagues ka të drejtë të kërkojë vërtetim për deklarimin dhe pagesën e kontributeve shoqërore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albanial; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti"; - Klikoni butonin" Përdor" ; - Plotësoni formularin përkatës elektronik; - Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit.; - Klikoni butonin "Shkarko" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike; Vërtetimin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti (AL113037)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin