LinkButtonLinkButton

Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës

Kontaktet
Tel:  +355 4 2419257
Adresa:  Bulevardi Zhan D’Ark nr.23, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Ikub INFO shpk
Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës
Sipas njoftimit nga Qendra e Shërbimeve Arsimore aplikimet për shërbimin "Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës" kanë qenë aktive në datën 09.09.2024 nga ora 8:00 deri në orën 16:00. Shërbimi elektronik "Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës" u vjen në ndihmë studentëve, që të dërgojnë online një kërkesë, për të marrë në mënyrë elektronike një kopje të testit të tyre të maturës. Pas dërgimit të aplikimit drejt Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) , ai do të procesohet nga specialisti i QSHA-së dhe në varësi të informacionit, kthimi i përgjigjes dhe i materialeve të kërkuara kryhet me anë të e-maili-it nëpërmjet dokumenteve të nënshkruara në mënyrë dixhitale.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për kopje të testit të maturës/fletëpërgjigjes së maturës"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni të gjithë të dhënat e nevojshme të kërkuara në formularin e aplikimit; - Klikoni butonin "Dërgo"; - QSHA-ja njoftohet për kërkesën e ardhur dhe verifikon të dhënat e dërguara nga aplikanti; - Pas trajtimit të kërkesës, QSHA-ja nxjerr kopjet e provimit të maturës dhe materialin PDF të skanuar ia nis aplikantit te "Hapësira ime", në seksionin "Dokumentet e mia"; - Ju do të njoftoheni dhe me e-mail, në kohën që shërbimi ka përfunduar.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 - 25 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Kopje testi provimi (AL114007)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin