LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë peshkimi)

Kontaktet
Tel:  +355 52 222 868
E-mail:  info@dpdetare.gov.al
Adresa:  Porti Detar Durrës Durrës

Video udhëzuese
Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë peshkimi)
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë peshkimi)
"Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë peshkimi)" është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online nëpërmjet portalit e-albania për regjistrimin dhe pajisjen me pasaporta detare (flotë peshkimi)

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Kontratë punësimi si detar (origjinale) - Raport mjeko-ligjor për aftësinë shëndetsore (origjinale) - Dokument për analizën e grupit të gjakut (origjinale) - Deklaratë mbi aftësinë për të notuar dhe vozitur - Dokument kualifikimi për detyrën që do kryejë (nëse ka) - Fotografi (5x4 cm per dokument) - Mandatpagesa (Shkarkoni faturën)

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin " Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë peshkimi) ” - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit - Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes se re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve - Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i DPD-së njofton qytetarin për t'i dorëzuar ato fizikisht. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPD-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit. - Aplikanti paraqitet në sportelin e DPD-së dhe dorëzon dokumentat ne hardcopy - Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumenta janë në rregull ai përfundon procedurën e regjistrimit i jep me pasaportën e lundrimit për marinar të flotës së peshkimit aplikantit

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
5 750 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin