Shërbimi elektronik "Regjistrimi i mjeteve lundruese të shërbimeve portuale" është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për regjistrim të mjeteve lundruese të shërbimeve portuale. Ky shërbim ofron kryerjen e shërbimit portual në port dhe në radë.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë e sigurisë nga shoqëri klasifikuese (për mjete mbi 40.8 KF) |
1. Dokument pronësie (faturë ose kontratë shitblerje) |
2. Raport verifikimi (për mjetet që importohen) |
2. Dokumenti origjinal nga prodhuesi (për mjetet e reja) |
|
3. Certifikatë e çregjistrimit nga shteti i origjinës (nëse ka) |
|
4. Dokumentet e zhdoganimit (për mjetet që importohen) |
|
5. Mandatpagesa për regjistrim të mjeteve lundruese të shërbimeve portuale me gjatësi mbi 15 m (shkarko këtu), ose për regjistrim të mjeteve lundruese të shërbimeve portuale me gjatësi nën 15 m (shkarko këtu) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi i mjeteve lundruese të shërbimeve portuale”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit.
- Punonjësi i DPD njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve.
- Nëse dokumentet janë të plotë, njofton qytetarin për t'i dorëzuar ato fizikisht. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPD-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Aplikanti paraqitet në sportelin e DPD-së dhe dorëzon dokumentet në hardcopy
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull ai përfundon procedurën e regjistrimit mjetit lundrues
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë1 vit - për mjete të vogla nën 15 metra; Pa afat - për mjete mbi 15 metra
Kostot16,500 lekë për regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimit portual me gjatësi mbi 15 m
(Shkarkoni faturën)10,000 lekë për regjistrimin e mjeteve lundruese të shërbimit portual me gjatësi nën 15 m
(Shkarkoni faturën)Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën Adisa