"Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë tregtare)" është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online nëpërmjet portalit e-albania për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë tregtare).
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë shëndetësore nga Qendra Shëndetësore Portuale (kopje) |
1. Kontratë punësimi si detar (origjinale) |
|
2. Dokument për analizën e grupit të gjakut |
|
3. Deklaratë për aftësinë për të notuar dhe vozitur |
|
4. Dokument kualifikimi për detyrën që do të kryejë (nëse ka) |
|
5. Raport mjeko-ligjor për aftësinë shëndetësore (origjinale) |
|
6. Certifikatë trajnimi bazë sipas konventës STCW |
|
7. Mandatpagesa (Shkarkoni faturën) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim dhe pajisje me pasaportë detare (flotë tregtare)”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota,punonjësi i DPD-së njofton qytetarin për t'i dorëzuar ato fizikisht. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit
- Aplikanti paraqitet në sportelin e DPD-së dhe dorëzon dokumentat ne hardcopy
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull ai përfundon procedurën e regjistrimit dhe i jep pasaportën e lundrimit aplikantit
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot5750 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaRegjistrimi dhe pajisja me Pasaporta Lundrimi për Marinar të Flotës Tregtare (AL092008)