LinkButtonLinkButton

Aplikim për paisje me certifikatë minimumi për anije / mjet lundrues

Kontaktet
Tel:  +355 52 222 868
E-mail:  info@dpdetare.gov.al
Adresa:  Porti Detar Durrës Durrës
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për paisje me certifikatë minimumi për anije / mjet lundrues
"Aplikim për paisje me certifikatë minimumi për anije / mjet lundrues" është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë nëpërmjet portalit e-albania për pajisjen me certifikatë minimumi për për anijet / mjetet lundruese - Ligji Nr. 9251, 08.07.2004, Neni 37 “Regjistri i Mjeteve Lundruese Shqiptare”, Ligji 10109 “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë” Neni 12 - VKM Nr. 462, datë 09.07.2014 “Për Miratimin e Rregullores për Regjistrimin e Mjeteve Lundruese në Republikën e Shqipërisë”. -Ligj Nr. 43/2020 “ Për aktivitetet e turizmit detar “ datë 23.04.2020. -Ligj Nr. 127/2020 datë 15.10.2020 “ Për Regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të argëtimit ”.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
Aplikim për herë të parë Aplikim për herë të parë
1. Raport Inspektimi nga KSHF 1. Mandatpagesa për paisjen me certifikatë minimumi për anijet / mjetet lundruese
Aplikim për rinovim Aplikim për rinovim
1. Mandatpagesa për paisjen me çertifikatë minimumi për anijet / mjetet lundruese
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar/biznes në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për paisje me certifikatë minimumi për anije / mjet lundrues” - Klikoni butonin "Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular - Klikoni butonin “Dërgo” - Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve - Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të sjellë me poste dokumentat origjinale - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit. - Aplikanti nis me poste dokumenta orgjinale drejt Drejtorisë së Përgjithshme Detare DPD - Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull, ai përfundon procedurën për regjistrimin e të dhënave të ndryshuara për anije / mjet lundruese - Ju do të njoftoheni me e-mail dhe tek seksioni “Dokumentet e mia” në e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
10 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
5 vjet

Kostot
Çertifikatë minimumi 1000 lekë (Shkarkoni faturën)

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Lëshimi i Certifikatës së Minimumit për Anijet e Transportit të Mallrave dhe të Peshkimit (AL092001)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin