"Aplikim për regjistrim përfundimtar të motorëve të detit" është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë për regjistrimin e motorëve të detit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë e sigurisë nga shoqëri klasifikuese RDSH (për mjete mbi 40.8 KF) ose Raport verifikimi (për mjete deri në 40.8 KF) |
1. Dokument pronësie (faturë ose kontrate shitblerje) |
|
2. Dokumentin origjinal nga prodhuesi për mjetet e reja |
|
3. Certifikatë e çrregjistrimit nga shteti i origjinës (nëse ka) |
|
4. Dokumentet e zhdoganimit (për mjetet që importohen) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim përfundimtar të motorëve të detit”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo”
- Punonjësi i Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve.
- Nëse dokumentet janë të plota, njofton qytetarin për të dorëzuar fizikisht dokumentet. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPD-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit
- Aplikanti paraqitet në sportelin e DPD-së dhe dorëzon dokumentat ne hardcopy
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull ai përfundon procedurën e regjistrimit të motorëve të detit në regjistrat fizik
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjëherë
Periudha e vlefshmërisë1 vit
Kostot10 000 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaRegjistrimi i motorave të detit (AL092014)