"Aplikim për regjistrim të mjeteve të vogla lundruese" është një shërbim elektronik që u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për regjistrimin e mjeteve të vogla lundruese deri në 15 metër.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë e sigurisë nga shoqëri klasifikuese (për mjete deri në 40.8 KF) |
1. Dokumenti I përfitimit të pronësie |
2. Raport verifikimi (Për mjete deri në 40.8 KF) |
2. Dokumentin origjinal nga prodhuesi për mjetet e reja |
|
3. Certifikatë e çregjistrimit nga shteti i origjinës (nëse ka) |
|
4. Dokumentet e zhdoganimit (për mjetet që importohen) |
|
5. Mandatpagesa për regjistrim mjete të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m me motor (shkarko këtu), ose për regjistrim mjete të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m pa motorr (shkarko këtu) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim të mjeteve të vogla lundruese”
- Klikoni butonin "Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Dërgo”
- Punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njoftohet elektronikisht për mbërritjen e dosjes së re dhe verifikon saktësinë e dokumenteve
- Nëse dokumentet janë të plota, punonjësi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare (DPD) njofton qytetarin për të dorëzuar fizikisht dokumentet. Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
- Aplikanti paraqitet në sportelin e DPD-së dhe dorëzon dokumentat ne hardcopy
- Punonjësi i kontrollon ato dhe nëse të gjitha dokumentet janë në rregull ai përfundon procedurën e regjistrimit të mjeteve të vogla lundruese
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit10 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë1 vit - për mjete të vogla nën 15 metra; pa afat - për mjete mbi 15 metra
Kostot5,000 lekë për regjistrimin e e mjeteve të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m pa motor
(Shkarkoni faturën)10,000 lekë për regjistrimin e mjeteve të vogla lundruese me gjatësi nën 15 m me motor
(Shkarkoni faturën)
Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën Adisa