LinkButtonLinkButton

Kërkesë njoftim për tendera të rinj sipas kodeve CPV

Kontaktet
Tel:  +355 42 277 510
E-mail:  info.app@app.gov.al
Adresa:  Bulevardi "Dëshmoret e Kombit" Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Kërkesë njoftim për tendera të rinj sipas kodeve CPV
Regjistrimi në këtë shërbim elektronik u vjen në ndihmë operatorëve ekonomikë që të dërgojnë një kërkesë për marrjen e njoftimeve në momentin që publikohen tendera të rinj, bazuar në kodet CPV që ata përzgjedhin sipas interesit që ka përdoruesi. Pas dërgimit të kërkesës drejt Agjencisë së Prokurimit Publik kërkesa do të procesohet dhe aplikantit do t'i dërgohen njoftime në sistemin e APP-së pas çdo publikimi të ri të tenderave që përmbajnë kodet e përzgjedhur prej tij.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portal - Zgjidhni shërbimin “Kërkesë njoftim për tendera të rinj sipas kodeve CPV” - Klikoni butonin" Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi kodet CPV për të cilat interesoheni - Klikoni butonin “Dërgo” - Sistemi i APP-së proceson kërkesën e ardhur nga aplikimi i kryer dhe në varësi të informacionit në aplikim, gjeneron njoftime drejt profilit të operatorit ekonomik në sistemin Tenderimi Elektronik, sa herë publikohet një tender i ri me kodet CPV të përzgjedhur.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Operatorët ekonomikë, në varësi së kodeve CPV të përzgjedhur, do të njoftohen menjëherë sa herë që të publikohet një tender i ri në sistemin e prokurimit elektronik.

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin