Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve të cilët kërkojne të marrin një vërtetim/konfirmim për regjistrimin e gradave shkencore dhe titujve akademikë në regjistrin shtetëror të gradave shkencore dhe titujve akademikë të lëshuara në Republikën e Shqipërisë. Aplikimi mund të kryhet duke përdorur shërbimin e publikuar në portalin e-Albania. Ky shërbim ndihmon personat e interesuar për të evituar prezencen e tyre në MASR për të iniciuar kërkesën për vërtetim. Aplikimi mbërrin në MASR, menjëherë pas dërgimit të aplikimit, dhe MASR mund të njoftojë aplikuesin për statusin e aplikimit, si dhe të njoftojë në momentin që vërtetimi është gati.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për vërtetim për gradat shkencore dhe titujt akademikë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi mbërrin në MASR, dhe MASR fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;
- MASR njofton qytetarin se vërtetimi për gradën shkencore është gati dhe se mund të vijë t'a tërheqë pranë MASR.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
Periudha e vlefshmërisëPa afat
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al