LinkButtonLinkButton

Aplikim për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, në studim e projektim dhe /ose mbikëqyrje e kolaudim

Kontaktet
Tel:  042228177
Adresa:  Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", 1001 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, në studim e projektim dhe /ose mbikëqyrje e kolaudim
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, në studim e projektim dhe /ose mbikëqyrje e kolaudim
Shërbimi "Aplikim për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, në studim e projektim dhe /ose mbikëqyrje e kolaudim" u mundëson subjekteve të aplikojnë online për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja që disponojnë licencë profesionale në vendin e origjinës në lidhje me studimin e projektimin apo/edhe mbikëqyrjen e kolaudimin në ndërtim. Baza ligjore: Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Ekstraktin historik apo ekstraktin për të dhënat e subjektit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (i lëshuar jo më parë se 1 muaj nga aplikimi 1. Kërkesën, ku të përcaktohen të paktën të dhënat e shoqërisë në lidhje me emërtimin, përfaqësuesit ligjorë e teknikë të saj, rezidencën, adresën e plotë dhe kategoritë sipas zërave të punimeve, me të cilat shoqëria kërkon të licencohet dhe ato, që mendon se ekuivalentohen nga licenca që disponon nga vendi i origjinës
2. Vërtetim nga organet tatimore, për shlyerjen nga shoqëria, të të gjitha detyrimeve tatimore 2.Vetëdeklarim i përfaqësuesit/përfaqësuesve ligjorë (sipas formatit të lidhjes nr.6/1)
3. Kontratën midis përfaqësuesit ligjor dhe drejtuesit teknik, të përkthyer e të noterizuar, me afat të përcaktuar (mbi 1 vit)
4. Vetëdeklarim i drejtuesit/drejtuesve teknikë (sipas formatit të lidhjes nr.6/5)
5. Licencën (ose dokumentin që shërben si leje për ushtrimin e aktivitetit profesional respektiv), që disponon shoqëria dhe drejtuesit teknikë të shoqërisë në vendin e origjinës, të njehsuar sipas dispozitave në fuqi (noter të vendit të origjinës/apostilë/etj.) dhe të përkthyer në gjuhën shqipe, nga përkthyes të autorizuar
6. Diplomën që disponon drejtuesi/drejtuesit teknikë të shoqërisë në vendin e origjinës, të njësuar sipas dispozitave në fuqi (noter të vendit të origjinës/apostilë/etj.) dhe të përkthyer në gjuhën shqipe, nga përkthyes të autorizuar
7. Veprimtaria profesionale e kryer nga shoqëria nga marrja e licencës në vendin e origjinës, në formën e CV
8. Dokumentacion teknik justifikues, për veprimtarinë e kryer në CV: vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma; projekte (ose pjesë të tyre); certifikata vlerësimi apo specializimi, që kanë lidhje me fushën ku kërkon të licencohet
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ekuivalentimin e licencës së shoqërive të huaja, në studim e projektim dhe /ose mbikëqyrje e kolaudim"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Kryeni pagesën e tarifës online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë; - Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Jo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)

Periudha e vlefshmërisë
Deri në 5 vjet

Kostot
150 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Ekuivalentimi i licencës së shoqërive të huaja, në studim e projektim dhe / ose mbikëqyrje e kolaudim (AL043040)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin