Shërbimi "Aplikim për mbylljen e aktivitetit të shoqërisë në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit" u mundëson bizneseve të aplikojnë online për mbylljen e aktivitetit të shoqërisë në lidhje me fushën e studimin e projektimit edhe / ose mbikëqyrjes e kolaudimit në ndërtim.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për mbylljen e aktivitetit të shoqërisë në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Klikoni butonin “Apliko” në fund të formularit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit38 dite
Periudha e vlefshmërisëNuk ka
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaMbyllja e aktivitetit të shoqërisë në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit (AL043041)