Shërbimi "Aplikim për reflektimin e ndryshimit të emërtimit dhe/ose selisë, në licencën e shoqërisë në studim e projektim dhe/ose mbikëqyrje e kolaudim" u mundëson bizneseve të aplikojnë online për ndryshim emërtimi dhe/ose selie në licencën e shoqërisë në lidhje me studimin e projektimin apo/edhe mbikqyrjen e kolaudimin në ndërtim.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që sigurohen nga nëpunësit e administratës:
- Ekstraktin historik të subjektit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (i lëshuar jo më parë se një muaj nga aplikimi);
- Vërtetim nga organet tatimore, për shlyerjen nga shoqëria, të të gjitha detyrimeve tatimore;
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për reflektimin e ndryshimit të emërtimit dhe / ose selisë, në licencën e shoqërisë në studim e projektim dhe / ose mbikëqyrje e kolaudim"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Zgjidhni mënyrën e pagesës duke shkarkuar mandatin e pagesës tek Aplikimet e mia me të cilin mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e tarifës ose për të vijuar me pagesën online duke klikuar butonin “Paguaj”;
- Zgjidhni "Paguaj" dhe mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar.
- Në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën, tek e cila duhet të keni llogarinë tuaj. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare);
- Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës;
- Më pas vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj;
Urdhërpagesa është e vlefshme për t'u paguar brenda 24h.Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëDeri në 5 vjet
Kostot150 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al