LinkButtonLinkButton

Aplikim për herë të parë për licencë individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim

Kontaktet
Tel:  042228177
Adresa:  Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", 1001 Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për herë të parë për licencë individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për herë të parë për licencë individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim
Shërbimi "Aplikim për herë të parë për licencë individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pajisje me licencë profesionale individuale për herë të parë, në lidhje me studimin e projektimin apo/edhe mbikëqyrjen e kolaudimin e punimeve në ndërtim. Baza ligjore: Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Diploma e skanuar (origjinale ose kopje e noterizuar); - CV e individit, ku pasqyrohet veprimtaria profesionale e tij, e kryer nga marrja e diplomës; - Dokumentacion teknik justifikues për veprimtarinë e kryer (vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma, projekte ose pjesë të tyre ku individi ka qenë bashkautor, certifikata kursi apo specializimi); - Vetëdeklarim i individit (sipas formatit 6/1 në rastin e aplikimit për studimin e projektimin, dhe /ose sipas formatit 6/2 në rastin e aplikimit për mbikëqyrje e kolaudim); - Dy fotografi për dokument të individit që kërkon të licencohet (fotografi te 3 muajve të fundit të cilat dorëzohen fizikisht në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë);

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për herë të parë për licencë individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim" - Klikoni butonin" Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular - Zgjidhni mënyrën e pagesës duke shkarkuar mandatin e pagesës tek Aplikimet e mia me të cilin mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e tarifës ose për të vijuar me pagesën online duke klikuar butonin “Paguaj”; - Zgjidhni "Paguaj" dhe mund të vijoni me mënyrën e pagesës përmes kanalit bankar. - Në hapat e ardhshëm zgjidhni bankën nga e cila do të bëni pagesën, tek e cila duhet të keni llogarinë tuaj. (Aktualisht është e ndërlidhur Banka Kombëtare Tregtare); - Vijoni me ndjekjen e udhëzimeve deri në finalizimin e urdhërpagesës; - Më pas vijoni me kryerjen e pagesës në aplikacionin bankar të shkarkuar në telefonin tuaj; Urdhërpagesa është e vlefshme për t'u paguar brenda 24h.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Jo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)

Periudha e vlefshmërisë
Licencat individuale jepen me afat të përhershëm.

Kostot
150 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin