Shërbimi "Aplikim për herë të parë, për licencë shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit" u mundëson subjekteve të aplikojnë online për pajisje me licencë shoqërie për herë të parë, në lidhje me studimin e projektimin apo/edhe mbikëqyrjen e kolaudimin në ndërtim.
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Ekstraktin historik apo ekstraktin për të dhënat e subjektit të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (i lëshuar jo më parë se 1 muaj nga aplikimi) ose Vendimin e Gjykatës për regjistrimin e subjektit juridik; |
1. Vetëdeklarim i përfaqësuesit/përfaqësuesve ligjorë (sipas formatit të lidhjes nr.6/1); |
2. Vërtetim nga organet tatimore për shlyerjen nga shoqëria, të të gjitha detyrimeve tatimore; |
2. Kontrata midis përfaqësuesit ligjor dhe drejtuesit teknik, e hartuar përpara noterit, me afat të përcaktuar (mbi 1 vit); |
|
3. Vetëdeklarim i drejtuesit/drejtuesve teknikë (sipas formatit të lidhjes nr.6/5); |
|
4. Lista e notave të shkollës së lartë (për drejtuesit teknikë që kanë mesatare të notave mbi 9 dhe kanë vetëm 3 vite eksperiencë); |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si biznes në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për herë të parë, për licencë shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Kryeni pagesën e tarifës online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëDeri në 5 vjet
Kostot150 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPajisja për herë të parë, me licencë shoqërie në fushën e studimit e projektimit dhe/ose mbikëqyrjes e kolaudimit (AL043045)