Shërbimi "Aplikim për shtesa në kategoritë e licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pajisje me shtesa në kategoritë e licencës individuale, në lidhje me studimin e projektimin apo/edhe mbikëqyrjen e kolaudimin në ndërtim.
Baza ligjore:
Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim”, dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".
Dokumentacioni i nevojshëmDuke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Licencën që disponon, në të cilën kërkon shtesat
|
1. CV-në e individit, ku pasqyrohet veprimtaria profesionale e tij e kryer nga marrja e diplomës
|
|
2. Dokumentacion teknik justifikues për veprimtarinë e kryer (vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma; projekte ose pjesë të tyre ku individi ka qenë bashkëautor; certifikata kursi apo specializimi);
|
|
3. Vetëdeklarimin e individit (sipas formatit 6/1 në rastin e aplikimit për studimin e projektimin dhe /ose sipas formatit 6/2 në rastin e aplikimit për mbikëqyrje e kolaudim)
|
|
4. Dy fotografi për dokument të individit që kërkon të licencohet (fotografi te 3 muajve të fundit të cilat dorëzohen fizikisht në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë)
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për shtesa në kategoritë e licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim"
- Klikoni butonin" Përdor"
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular
- Kryeni pagesën e tarifës online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
- Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitJo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)
Periudha e vlefshmërisëLicencat individuale jepen me afat të përhershëm
Kostot150 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Shkarko Kartelën AdisaPër pajisje me shtesa në kategoritë e licencës individuale në studim e projektim dhe / ose në mbikëqyrje e kolaudim (AL043046)