LinkButtonLinkButton

Aplikim për dublikatë të licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim

Kontaktet
Tel:  042228177
Adresa:  Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", 1001 Tiranë
Aplikim për dublikatë të licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim
Shërbimi "Aplikim për dublikatë të licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim" u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për pajisjen me dublikatë të licencës individuale në fushën e ndërtimit në lidhje me studimin e projektimin apo/edhe mbikëqyrjen e kolaudimin. Baza ligjore: Pajisja e individëve dhe subjekteve me licencë për ushtrimin e aktivitetit në fushën e studimit e projektimit dhe mbikëqyrjes së kolaudimit të zbatimit të punimeve në ndërtim, në bazë të VKM nr. 943, datë 28.12.2016 Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 759, datë 12.11.2014, "Për licencimin profesional të individëve dhe personave juridikë që do të ushtrojnë veprimtari në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrjes e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim” dhe Rregullores "Për kriteret dhe procedurat e dhënies së licencave profesionale për individë dhe persona juridikë në fushën e studimit e të projektimit në ndërtim dhe mbikëqyrje e kolaudimit të punimeve të zbatimit në ndërtim".

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Vetëdeklarimin e individit (sipas formatit 6/3 në rastin e aplikimit për studimin e projektimin dhe /ose sipas formatit 6/4 në rastin e aplikimit për mbikëqyrje e kolaudim); - Dy fotografi për dokument të individit që kërkon të licencohet (fotografi te 3 muajve të fundit të cilat dorëzohen fizikisht në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë);

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si individ në portalin e-Albania - Zgjidhni shërbimin "plikim për dublikatë të licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim" - Klikoni butonin" Përdor" - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular - Kryeni pagesën e tarifës online gjatë kryerjes së aplikimit pasi klikoni butonin "Apliko", ose pranë çdo banke të nivelit të dytë, nëpërmjet formularit të faturës për arkëtim, i cili shkarkohet nga portali ose mund të disponohet pranë sekretariatit teknik, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. - Nëse zgjidhet mënyra e pagesës “Pagesë online”, pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Jo më vonë se 38 ditë (35 ditë nga plotësimi i dokumentacionit për futjen e dosjes për shqyrtim nga Komisioni + 3 ditë për përgatitjen e licencës)

Periudha e vlefshmërisë
Licencat individuale jepen me afat të përhershëm.

Kostot
150 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pajisja me dublikatë të licencës individuale në studim e projektim dhe/ose në mbikëqyrje e kolaudim (AL043043)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin