Shërbimi elektronik "Aplikim për pajisje me certifikatë për transport mallrash të rrezikshme brenda vendit" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me dokumentin që i lejon të transportojnë mallra të rrezikshme. Mjeti duhet të plotësojë kërkesat e nevojshme që tregohen në dokumentet e lëshuar nga organet kompetente.
Baza ligjore:
- Ligji 9272, datë 16.09.2004;
- Ligji 118/2012, datë 23.12.2012.
Dokumentacioni i nevojshëmNuk nevojitet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pajisje me certifikatë për transport mallrash të rrezikshme brenda vendit”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit22 ditë pune
Periudha e vlefshmërisë5 vjet
KostotTarifa e shërbimit është: për tërheqësin 10000 lekë/5 vjet + 100 lekë x kapaciteti mbartës në ton/1 vit.
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al