LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me certifikatë për transport ndërkombëtar mallrash për llogari të vet

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: ikub INFO shpk
Aplikim për pajisje me certifikatë për transport ndërkombëtar mallrash për llogari të vet
Shërbimi elektronik "Aplikim për pajisje me certifikatë për transport ndërkombëtar mallrash për llogari të vet" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me dokumentin që i lejon të kryejnë transport ndërkombëtar të mallrave me kamion, me itinerar që shtrihet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Për realizimin e transportit për këtë kategori, nevojitet Certifikata që lëshohet nga DRSHTRR. Mjeti duhet të plotësojë kërkesat e nevojshme që tregohen në dokumentet e lëshuar nga organet kompetentë. Baza ligjore: - Ligji 8308, datë 18.03.1998, i ndryshuar, neni 39.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti: - Formular i Autodeklarimit për drejtuesin Teknik; - Kontratë qiramarrje.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin “Aplikim për pajisje me certifikatë për transport ndërkombëtar mallrash për llogari të vet”; - Klikoni butonin “Përdor”; - Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme; - Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit; - Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
22 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Nga 1 deri në 5 vjet

Kostot
Tarifa e shërbimit është: për tërheqësin 10000 lekë/5 vjet + 100 lekë x kapaciteti mbartës në ton/1 vit.

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin