Shërbimi elektronik "Licencë për transport të mallrave me mjete jashtë norme" i mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me licencë për transport të mallrave me mjete jashtë norme.
Baza ligjore
- Udhëzimi Nr. 15, datë 24.7.2007 "Për kriteret dhe Procedurat e Lëshimit të Licencave, Autorizimeve dhe Certifikatave për Ushtrimin e Veprimtarisë në Transportin Rrugor";
- VKM Nr. 325, datë 19.3.2008 "Për Miratimin e Rregullave për Pranimin në Veprimtarinë e Operatorit të Transportit Rrugor të Mallrave dhe të Udhëtarëve, si dhe për Njohjen e Dokumenteve Zyrtare, të Caktuara për Këta Operatorë".
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikata e kontrollit fizik |
1. Certifikatë së Kompetencës Profesionale në Transportin Rrugor Ndërkombëtar të Udhëtarëve, për Drejtuesin Teknik |
2. Leje qarkullimi për çdo mjet |
2. Formulari i Autodeklarimit për administratorin |
|
3. Formulari i Autodeklarimit për Drejtuesin Teknik |
|
4. Garanci për qëndrueshmërinë financiare të subjektit |
|
5. Dokument identifikimi për administratorin/Drejtuesin Teknik |
|
6. Kontratë me drejtuesin e veprimtarisë (nëse administratori nuk plotëson kërkesën e kompetencës profesionale) |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin “Licencë për transport të mallrave me mjete jashtë norme”;
- Klikoni butonin “Përdor”;
- Plotësoni formularin dhe ngarkoni dokumentet e nevojshme;
- Klikoni “Dërgo” në faqen e fundit të formularit;
- Punonjësi i DPSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DPSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit22 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëNga 1 deri në 5 vjet
KostotTarifa e shërbimit është 20,000 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al