Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë prindërve dhe personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore të regjistrojnë fëmijën në klasën e 10-të, në gjimnaz, shkollë të mesme të orientuar me dhe pa konkurs. Kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e dhjetë të një gjimnazi vetëm nxënësit që i përkasin shkollave të arsimit bazë të zonës së gjimnazit.
Nxënësit regjistrohen në gjimnaz publik sipas zonës së gjimnazit sipas planifikimit paraprak të Zyrave Vendore Arsimore ose jashtë saj duke specifikuar arsyen dhe duke ngarkuar dokumentij justifikues. Zona e gjimnazit dhe planifikimi paraprak respektohen me përpikëri nga drejtori i IA-së. Pranimet në shkollat e arsimit të mesëm të orientuar (artistike, sportive, për gjuhët e huaja dhe shkolla për fusha të tjera) bëhen sipas përcaktimeve të udhëzimit përkatës të ministrit. Shkollat e arsimit të mesëm të orientuar pranojnë nxënës edhe nga Bashkitë e tjera, të cilat nuk kanë shkolla të arsimit të mesëm të orientuar. Aplikimi për regjistrim në klasën e dhjetë mund të bëhet duke filluar nga data
14 shtator deri më datë 23 shtator 2022.
Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, bën aplikimin online duke plotësuar të dhënat e nevojshme të formularit dhe pret përgjigjen e miratimit ose refuzimit të aplikimit.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti:
- Dëftesë lirimi (e skanuar nga origjinali);
- Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
- Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive));
- Dokumenti justifikues (vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet jashtë zonës së mbulimit).
Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Regjistrimi në klasë të dhjetë";
- Klikoni butonin "Përdor" dhe plotësoni formularin online;
- Aplikimi mbërrin në shkollën përkatës ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla bën procedurën për trajtimin e kërkesës;
- Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit brenda 5 ditëve nga momenti i dërgimit të aplikimit;
- Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit5 ditë
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al