Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë nxënësve të cilët duhet të regjistrohen në klasën e parë në shkollat e arsimit bazë parauniversitar. Personi që ushtron përgjegjësinë prindërore mund të bëjë një aplikim online, ku plotëson të dhënat e nevojshme të formularit.
Nxënësit lejohet të regjistrohen në institucionin arsimor publik që mbulon vendbanimin e personit që ushtron përgjegjësinë prindërore të nxënësit. Harta e mbulimit të territorit, e miratuar nga NjVV-ja, respektohet gjatë regjistrimit të nxënësve në klasën e parë.
Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën regjistrimineshkolle@arsimi.gov.al.
Dokumentacioni i nevojshëmDokumente që ngarkohen nga aplikanti:
Vetëm në rastet kur aplikimi për regjistrim kryhet nga personi që ka kujdestarinë ligjore:
-Dokumenti i kujdestarisë ligjore.
Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim në klasë të parë";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotësoni formularin e aplikimit dhe klikoni "Dërgo";
- Aplikimi mbërrin në shkollën përkatëse ku nxënësi dëshiron të regjistrohet dhe shkolla fillon procedurën për trajtimin e kërkesës;
- Në qoftë se çdo gjë është në rregull shkolla regjistron nxënësin;
- Shkolla njofton elektronikisht aplikuesin në rast pranimi ose mospranimi të regjistrimit;
- Në rast mospranimi, personi që ushtron përgjegjësinë prindërore, vazhdon aplikimin brenda afatit në institucionin arsimor ku i takon regjistrimi i fëmijës;
-Në rast pranimi të aplikimit personi që ushtron përgjegjësinë prindërore dorëzon në sekretarinë e shkollës fizikisht Kartelën e Vaksinimit të fëmijës jo më vonë se 10 ditë para fillimit të vitit shkollor;
-Vetëm në momentin e dorëzimit të Kartelës së Vaksinimit regjistrimi i fëmijës quhet i përfunduar.
Periudha e vlefshmërisëPa limit
KostotPa pagesë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al