LinkButtonLinkButton

Vërtetim për lejen e drejtimit

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Vërtetim për lejen e drejtimit
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Vërtetim për lejen e drejtimit
Shërbimi elektronik "Vërtetim për lejen e drejtimit" u vjen në ndihmë qytetarëve për të aplikuar online për vërtetim për lejen e drejtimit. Ky vërtetim lëshohet me kërkesë të qytetarit për t'u përdorur nga ky i fundit në institucionet brenda vendit. Ky shërbim ofrohet online me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Vërtetim për lejen e drejtimit"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular, duke zgjedhur llojin e vërtetimit me të cilin kërkoni të pajiseni; - Klikoni butonin "Shkarko dokumentin e vulosur" për të gjeneruar vërtetimin me vulë elektronike. Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
Pa pagesë

Më shumë
Për informacione më të detajuara mund të klikoni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së: www.dpshtrr.gov.al.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Pajisja me vërtetim për lejedrejtimin (AL091034)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin