LinkButtonLinkButton

Aplikim për transferimin e dosjes (për rinovim lejedrejtimi për ndryshim vendbanimi)

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për transferimin e dosjes (për rinovim lejedrejtimi për ndryshim vendbanimi)
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për transferimin e dosjes (për rinovim lejedrejtimi për ndryshim vendbanimi)
Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve për të transferuar dosjen e drejtuesit të mjetit, nga një drejtori rajonale e shërbimeve të transportit rrugor (DRSHTRR) në një drejtori tjeter rajonale, për rastet kur kanë ndryshuar vendbanimin dhe për rastet kur kërkojnë të rinovojnë lejedrejtimin. Procedurës së rinovimit të lejedrejtimit për ndryshim vendbanimi do t’i nënshtrohen vetëm mbajtësit e lejedrejtimit “modelet e lëshuara përpara datës 24.01.2017”, e cila kryhet menjëherë pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm për rinovim pranë drejtorisë rajonale ku ka vendbanimin qytetari dhe pas dy ditëve nga data e aplikimit për transferim dosje për mbajtësit e lejedrejtimit “modeli i lëshuar përpara datës 1 korrik 2005”. Në zbatim të nenit 115/1 të ligjit Nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, mbajtësi i lejedrejtimit të mjetit duhet që, brenda 30 ditëve, të njoftojë zyrën kompetente të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor për ndërrimin e vendbanimit, duke paraqitur lejedrejtimin e mjetit për kryerjen e ndryshimeve të nevojshme, të cilat bëhen menjëherë. Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në mënyrë elektronike, i transmeton Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të dhënat për ndryshimin e adresave të vendbanimit në fund të çdo muaji dhe ndryshimit në regjistrat e gjendjes civile.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti: - Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë dhe leje qëndrimi të vlefshme) - Mandat pagesën prej 600 lekë për tarifën e shërbimit për transferim dosje - Fotokopje e lejedrejtimit kombëtare të vlefshme

Hapat e procedurës
- Identifikohuni në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për transferimin e dosjes (për rinovim lejedrejtimi për ndryshim vendbanimi)"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Kryeni pagesën e shërbimit; Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë. - Punonjësi i DRSHTRR-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri, duke verifikuar saktësinë e dokumenteve dhe të pagesës; - Në rast se aplikimi është i sakte, nis procedurat e transferimit; - Në përfundim të transferimit të dosjes së lejes së drejtimit (2 ditë), punonjësi drejtorisë rajonale do t'ju njoftojë me e-mail për të nisur rinovimin e lejedrejtimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
2 ditë

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
600 lekë

Më shumë
Për informacione më të detajuara mund të klikoni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së: www.dpshtrr.gov.al.

Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin