Shërbimi elektronik "Autorizim për rimarrjen e lejedrejtimit pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së saj" u vjen në ndihmë qytetarëve për t'u pajisur me autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit, i cili është një dokument që duhet të paraqesë qytetari përpara se t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik për rimarrjen e lejedrejtimit pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së saj. Ky shërbim ofrohet menjëherë online me vulë elektronike me vlerë të plotë ligjore.
Mbajtësi i lejedrejtimit që ka humbur totalin e pikëve dhe mbajtësi i lejedrejtimit, i cili, pas njoftimit të shkeljes së parë, që përfshin një humbje prej të paktën pesë pikësh, kryen edhe dy shkelje të tjera, brenda dymbëdhjetë muajve nga data e shkeljes së parë, që kanë të bëjnë me shkurtim prej të paktën, pesë pikësh secila, duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit teorik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor ku ka vendbanimin pas përfundimit të afatit të pezullimit.
Shtetasit i lind e drejta për ta rimarrë lejedrejtimin, pasi përfundon afati i masës plotësuese të pezullimit dhe pasi fiton provimin e kualifikimit.
Dokumentacioni i nevojshëm Për këtë shërbim nuk kërkohet dokumentacion shoqërues.Hapat e procedurës - Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Autorizim për rimarrjen e lejedrejtimit pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së saj";
- Plotësoni fushat e detyrueshme në formularin elektronik të shërbimit;
- Klikoni butonin "Dërgo".
Dokumentin e gjeneruar me vulë elektronike mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin "Dokumentet e mia" te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitMenjeherë
Periudha e vlefshmërisë30 ditë
KostotPa pagesë
Më shumë Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al Për informacione më të detajuara mund të klikoni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së: www.dpshtrr.gov.al.
Shkarko Kartelën AdisaRimarja e lejedrejtimit e pezulluar për humbje të pikëve ose heqje të saj (AL091086)