LinkButtonLinkButton

Aplikim për kontrollin fizik të mjetit

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Rezervim për Kontrollin Teknik të Mjetit / Booking a vehicle technical inspection
Aplikim për kontrollin fizik të mjetit
"Aplikim për kontrollin fizik të mjetit" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për të bërë rezervimin dhe pagesën për kontrollin fizik të mjetit që regjistrohet për herë të parë apo që është regjistruar në DPSHTRR. Kontrolli fizik i mjetit kryehet përpara se qytetari të marrë një shërbim tjetër, procedura e të cilit e ka të domosdoshme kontrollin fizik.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për kontrollin fizik të mjetit" - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Zgjidhni orarin se kur dëshironi të shkoni për kontroll fizik të mjetit; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Ju do të njoftoheni në "Mesazhet e mia" për kryerjen e pagesës dhe konfirmimin e orarit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë pasi aplikanti paraqitet në orarin e rezervuar

Periudha e vlefshmërisë
Deri në orarin e rezervuar

Kostot
1500 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin