LinkButtonLinkButton

Kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh
"Aplikim për ndryshim gjeneralitetesh të mjetit" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për të bërë rezervimin për ndryshimin e gjeneraliteteve të pronarit të mjetit. Baza ligjore - Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - Udhëzimit nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës: - Leje qarkullimi; - Certifikata e pronësisë

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Kërkesë për ndryshim gjeneralitetesh"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR-t njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR-se ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht; - Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
66 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat.

Kostot
2100 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin