LinkButtonLinkButton

Aplikim për vlerësim të kushteve të komoditetit

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Aplikim për vlerësim të kushteve të komoditetit
"Aplikim për vlerësim të kushteve të komoditetit" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të bëjnë rezervimin për të vlerësuar kushtet e komoditetit të mjetit që kanë në pronësi. Baza ligjore - Ligji nr. 8308, datë 18.03.1998 "Për transportet rrugore" i ndryshuar; - VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar - Udhëzimi nr. 1649, datë 16.08.1999 "Mbi plotësimin e disa kushteve të veçnta në transportin rrugor të udhëtarëve" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti - Leja e qarkullimit

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjedh shërbimin "Rezervim për vlerësim të kushteve të komoditetit"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri, dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumentet janë të sakta i kthen përgjigje qytetarit; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR-t njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht; - Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë kur aplikanti paraqitet në orarin e rezervuar

Periudha e vlefshmërisë
1 vit

Kostot
1475 lekë për autobuzat, 980 lekë për taxi 4+1, 1365 lekë për taxi 8+1

Më shumë
Nëse nuk paraqiteni në orarin e rezervuar ju duhet të kryeni nga e para procedurën e rezervimit.
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin