"Aplikim për ndërrim pronësie mbi mjetin të lejes së qarkullimit dhe targave" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për të bërë rezervimin dhe pagesën për ndërrimin e pronësisë mbi mjetin.
Përpara marrjes së këtij shërbimi ju duhet të keni kryer kontrollin fizik të mjetit të dokumentuar me certifikatën përkatëse.
Baza ligjore;
- Ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar;
- VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar;
- Udhëzimit nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Dokumentin e identifikimit të treguesve të mjetit |
1. Autorizim nga Ambasada për aplikuesin |
2. Lejen e qarkullimit të mjetit |
2. Autorizim nga individi për aplikuesin |
3. Certifikatën e pronësisë së mjetit |
3. Prokurë e posaçme |
4. Vërtetim nga DRSHTRR-ja se shitësi nuk është debitor për TVMP apo për gjoba nga kontrolli teknik apo për bllokime të tjera |
4. Konfirmimi nga RBS |
5. Certifikatë regjistrimi (NIPT) |
|
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ndërrim pronësie mbi mjetin të lejes së qarkullimit dhe targave";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumetet janë të sakta i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
- Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht;
- Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit66 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëPa afat
Kostot5100 lekë automjetet, 3600 lekë për rimorkiot / gjysëmrimorkiot
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al