Ky është një shërbim elektronik që u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare. Të drejtën për ta përfituar këtë shërbim e ka çdo qytetar që disponon një lejedrejtimi kombëtare të vlefshme.
Lejedrejtimi ndërkombëtare që lëshohet në Republikën e Shqipërisë është në përputhje me modelin e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullim rrugor”, e 8 Nëntorit 1968, e ndryshuar.
Vlefshmëria e lejedrejtimit ndërkombëtare lëshohet gjithmonë brenda kufijve të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare të zotëruar, dhe me afat vlefshmërie jo më shumë se tre vjet. Lejedrejtimi ndërkombëtare lëshohet nga çdo Drejtori Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor, pavarësisht vendbanimit.
Leja e drejtimit ndërkombëtare është e domosdoshme për qarkullim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe duhet të jetë e shoqëruar gjithmonë me lejedrejtimin kombëtare.
Pas aplikimit online në portalin e-Albania, qytetari duhet të paraqitet prane drejtorisë rajonale tek e cila ka aplikuar, për të tërhequr lejen e drejtimit ndërkombëtare.
Dokumentacioni i nevojshëm Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti dhe, për shtetasit e huaj, pasaportë);
- Fotokopje e lejedrejtimit kombëtare të vlefshme;
- Foto dokumenti (me ngjyra), përmasa 4 x 5 cm, me pamje ballore dhe sfond pa ngjyra ;
- Mandat pagesa prej 500 për tarifën e shërbimit për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare.
Hapat e procedurës- Aplikanti identifikohet në portalin e-Albania;
- Zgjedh shërbimin "Aplikim për pajisje me lejedrejtimi ndërkombëtare";
- Klikoni butonin "Përdor";
- Plotëson formularin elektronik duke përzgjedhur drejtorinë rajonale në të cilën do të tërheqë lejedrejtimin ndërkombëtare;
- Klikon butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i DRSHTRR-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri, duke verifikuar saktësinë e aplikimit;
- Në rast se të dhënat janë sakta, i kthen përgjigje qytetarit për të kryer pagesën e shërbimit; Pagesa mund të kryhet përmes Bankës Credins, me një kartë debiti ose krediti brenda dhe jashtë Shqipërisë.
- Aplikanti njoftohet në hapësirën "Mesazhet e mia" për statusin e aplikimit;
- Aplikanti kryen pagesën dhe shkon ne sportelin e drejtorisë rajonale ku ka aplikuar për të dorëzuar fotografine dhe për të tërhequr lejedrejtimin ndërkombëtare (nga dita e dyte e aplikimit deri ne 30 ditë pas datës së aplikimit);
- Aplikanti dorëzon në sportel fotografinë e tij dhe dokumentet e nevojshme të listuara më lart;
- Punonjësi i DRSHTRR-së i jep aplikantit lejen ndërkombëtare të drejtimit ;
- Nëse ka pasaktësi, punonjësi i DRSHTRR-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit. Nëse aplikanti nuk paraqitet brenda 30 ditëve nga momenti i aplikimit, për të tërhequr lejedrejtimin ndërkombetare, specialistët e DRSHTRR-së ia dorëzojnë atë përgjegjësit të sektorit për të kryer procedurat e anulimit.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimitLeja e drejtimit ndërkombëtare i jepet aplikantit në momentin e paraqitjes së tij fizike në sportel, pasi të jetë vendosur fotografia e tij.
Periudha e vlefshmërisëMaksimumi 3 vjet, brenda afateve të vlefshmërisë së lejedrejtimit kombëtare.
Kostot500 lekë
Më shumëPër informacione më të detajuara mund të klikoni në faqen zyrtare të DPSHTRR-së: www.dpshtrr.gov.al. Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaPajisja me leje drejtimi ndërkombëtare (AL091033)