"Aplikim për ndërrim leje qarkullimi mjeti rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për ripajisje me leje qarkullimi të re për humbje, vjedhje apo dëmtim.
Në rastin e humbjes së lejes së qarkullimit ju duhet të keni bërë një denoncim në komisariatin e policisë. Vetëm pasi ky denoncim do të ketë mbërritur në DRSHTRR ju mund të kryeni procedurat e ndërrimit të lejes së qarkullimit. Nga data e mbërritjes së denoncimit aplikanti mund të pajiset me leje qarkullimi provizore e nevojshme për qarkullimin e mjetit gjatë procedurës tridhjetë ditore deri në marrjen e lejes së re të qarkullimit. Gjithashtu përpara marrjes së këtij shërbimi (në të treja rastet humbje, vjedhje, dëmtim) ju duhet të keni kryer kontrollin fizik të mjetit të dokumentuar me certifikatën përkatëse.
Baza ligjore:
- Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar;
- VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar;
- Udhëzimit nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës |
Dokumente që ngarkohen nga aplikanti |
1. Certifikatë regjistrimi (NIPT) |
1. Kontratë qiramarrje |
|
2. Leje Qarkullimi Ekzistuese |
|
3. Leje qendrimi lëshuar nga MB |
|
4. Prokurë e posaçme |
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.Hapat e procedurës- Identifikohuni si qytetar ose si subjekt në portalin e-albania;
- Zgjidh shërbimin "Aplikim për ndërrim leje qarkullimi mjeti rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve;
- Në rast se dokumentet janë të sakta punonjësi i DPSHTRR i kthen përgjigje qytetarit duke konfirmuar aplikimin;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit;
- Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht;
- Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit66 ditë pune
Periudha e vlefshmërisëLeja e qarkullimit nuk ka afat vlefshmërie në kohë.
Kostot2100 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.alShkarko Kartelën AdisaNdërrim leje qarkullimi mjeti rrugor në rast humbje apo vjedhje (AL092025)