LinkButtonLinkButton

Aplikim për ndërrim targe të mjetit rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim për ndërrim targe të mjetit rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për ndërrim targe të mjetit rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi
"Aplikim për ndërrim targe të mjetit rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për ripajisjen me targa të reja në rastin e motomjeteve apo me shenjë identifikuese të re në rastin e çiklomotorit për humbje, vjedhje apo dëmtim. Në rastin e humbjes dhe vjedhjes së targës / shenjës identifikuese ju duhet të keni bërë një denoncim në komisariatin e policisë. Vetëm pasi ky denoncim do të ketë mbërritu në DRSHTRR ju mund të kryeni procedurat e ripajisjes me targa / shenjë identifikuese. Gjithashtu përpara marrjes së këtij shërbimi (në të treja rastet humbje, vjedhje, dëmtim) ju duhet të keni kryer kontrollin fizik të mjetit të dokumentuar me certifikatën përkatëse. Baza ligjore: - Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - Udhëzimi nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Lejen e qarkullimit të mjetit 1. Autorizim nga Ambasada për aplikuesin
2. Certifikatë Pronësie 2. Autorizim nga individi për aplikuesin
3. Targën e mjetit (0 ose 1 copë) 3. Prokurë e posaçme
4. Fotokopje e NIPT
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ndërrim targe të mjetit rrugor në rast humbje, vjedhje apo dëmtimi"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotëson formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumetet janë të sakta punonjësi i DPSHTRR i kthen përgjigje qytetarit duke konfirmuar aplikimin; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht; - Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
66 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
Pa afat

Kostot
1300 lekë për çiklomotorët, 4100 lekë për motomjetet

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Shkarko Kartelën Adisa
Ndërrim targe të mjetit rrugor në rast humbje apo vjedhje (AL092024)
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin