LinkButtonLinkButton

Aplikim për pajisje me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP) për herë të parë

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë
Ky shërbim elektronik mirëmbahet nga operatori ekonomik: Intech+ shpk
Aplikim për pajisje me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP) për herë të parë
Aplikim për pajisje me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP) për herë të parë, është një shërbim elektronik që u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online nëpërmjet portalit për t'u pajisur me CKP për transportin e njerëzve dhe mallrave brenda ose jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë. Në plotësim të detyrimeve që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 19.03.2008 "Për miratimin e rregullave për pranimin në veprimtarinë e operatorit të transportit rrugor të mallrave dhe udhëtarëve, si dhe për dokumentacionin zyrtar të caktuar për këta operator" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, DPSHTRR-ja trajnon, teston dhe pajis me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP), të gjithë shtetasit që kërkojnë të bëhen drejtues të veprimtarisë së operatorit të transportit rrugor për transportin e mallrave dhe udhëtarëve brenda ose jashtë vendit.

Dokumentacioni i nevojshëm
Duke filluar nga Janari 2020, për dokumentacionin shoqërues të shërbimit do të aplikohet ndarja si në tabelën e mëposhtme:
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
1. Vërtetimin e banimit 1. Fotografi në format 4.2 cm x 3.5 cm
2. Fotokopje e noterizuar e Diplomës të Shkollës së lartë, sipas kategorisë për të cilën aplikon, ose fotokopje e noterizuar e deftesës së pjekurisë (për transport kombëtar)
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për pajisje me Certifikatën e Kompetencës Profesionale (CKP) për herë të parë"; - Klikoni butonin" Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri, duke verifikuar saktësinë e dokumenteve dhe nëse janë të plota; - Në rast se dokumentet janë të sakta, i kthen përgjigje qytetarit duke i kërkuar të dorëzojë dokumentet fizikisht; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR-tsë njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
5 ditë pune

Periudha e vlefshmërisë
5 vjet

Kostot
Përllogaritja bëhet në varësi të orëve të mësimit dhe nivelit arsimor. Maksimumi i vlerës është 56 200 lekë

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin