LinkButtonLinkButton

Aplikim për regjistrim mjeti/motomjeti

Kontaktet
Tel:  +355 68 8015 833
E-mail:  dpshtrr@dpshtrr.gov.al
Adresa:  Rruga "Muhedin Llagani", Nr.10, Tiranë

Video udhëzuese
Aplikim per regjistrim mjeti/motomjeti
Aplikim për regjistrim mjeti/motomjeti
"Aplikim për regjistrim mjeti/motomjeti" është një shërbim elektronik që i mundëson qytetarëve ose bizneseve të aplikojnë online për të regjistruar mjetin ose motomjetin e tyre. Baza ligjore: - Ligji nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - VKM nr.153, datë 07.04.2000 "Për miratimin e rregullores në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar; - Udhëzimi Nr.01, datë 18.01.2012 "Mbi dokumentacionin e qarkullimit dhe regjistrimit të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre" i ndryshuar.

Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumente që sigurohen nga nëpunësit e administratës Dokumente që ngarkohen nga aplikanti
Për qytetarët Për qytetarët
1. Fotokopje lejedrejtimi 1. Autorizim nga Ambasada për aplikuesin
2. Dokument i identifikimit të treguesve të mjetit (kontrolli fizik) 2. Autorizim nga individi për aplikuesin
3. Prokurë e posaçme
4. Konfirmimi nga RBS
5. Siguracion i mjeti
Për subjektet Për subjektet
1. Fotokopje lejedrejtimi 1. Dokumenti i origjinës së mjetit të përkthyera e noterizuara(kur mjeti ështëblerë jashtë vendit)
2. Dokument i identifikimit të treguesve të mjetit (kontrolli fizik) 2.Konfirmimi nga RBS
3. Siguracion i mjetit
* Mbledhja e dokumentacionit shoqërues të mësipërm që më parë ishte detyrim të dorëzohej në zyrat e shtetit nga vetë aplikanti, tani është detyrë e nëpunësit të administratës ndaj qytetarit. Me dhënien e aprovimit, ju bini dakord që këto dokumente të sigurohen për ju nga nëpunësi i administratës.

Hapat e procedurës
- Identifikohuni si qytetar ose biznes në portalin e-Albania; - Zgjidhni shërbimin "Aplikim për regjistrim mjeti/motomjeti"; - Klikoni butonin "Përdor"; - Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular; - Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit; - Punonjësi i DRSHTRR njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri dhe bën verifikimin për saktësinë e dokumenteve; - Në rast se dokumetet janë të sakta punonjësi i DPSHTRR i kthen përgjigje qytetarit duke konfirmuar aplikimin; - Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit; - Në rastin e konfirmimit nga punonjësi i DRSHTRR ju do të rezervoni një orar për dorëzimin e dokumentave fizikisht; - Në orarin e rezervuar do të paraqiteni në sportelin e drejtorisë ku keni bërë aplikimin.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
60 minuta

Periudha e vlefshmërisë
Regjistrimi i mjetit nuk ka afat në kohë.

Kostot
5100 lekë automjetet, 3600 lekë për rimorkiot / gjysëmrimorkiot

Më shumë
Për çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën helpdesk@e-albania.al
Ju duhet të identifikoheni në portal për të përdorur këtë shërbim!
E RËNDËSISHME!
Të dhënat e përdoruesve në portalin e-Albania shfaqen automatikisht nga databazat e institucioneve që i administrojnë ato.
Në asnjë rast e-Albania nuk modifikon të dhënat e publikuara.

E-albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të Ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin. Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet duke përdorur kartën e tij të identitetit dhe shërbehet duke kërkuar dhe aplikuar për shërbimin që i nevojitet.

Ky portal është realizuar dhe administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Ju lutem vlerësoni shërbimin