Aplikim për ripajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për makineri të rënda është një shërbim elektronik që u vjen në ndihmë qytetarëve të aplikojnë online për ripajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për makineri të rënda.
Dokumentacioni i nevojshëm
Dokumentet që duhet të ngarkohen nga aplikanti:
- Dëshmia e Aftësisë Profesionale që disponohet
Hapat e procedurës- Identifikohuni në portalin e-Albania;
- Zgjidhni shërbimin "Aplikim për ripajisje me Dëshmi Aftësie Profesionale për makineri të rënda";
- Klikoni butonin" Përdor";
- Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme të kërkuara në formular;
- Klikoni butonin “Dërgo” në fund të formularit;
- Punonjësi i DRSHTRR-së njoftohet elektronikisht për mbërritjen e një aplikimi të ri, duke verifikuar saktësinë e dokumenteve dhe nëse janë të plota;
- Në rast se dokumentet janë të sakta i kthen përgjigje qytetarit;
- Nëse ka pasaktësi ose mungesë dokumentesh, punonjësi i DRSHTRR-së njofton aplikantin për pasaktësitë dhe e udhëzon për të riplotësuar praktikën e aplikimit
Periudha e vlefshmërisë5 vjet
Kostot1300 lekë
Më shumëPër çdo pyetje apo paqartësi mbi përdorimin e shërbimit mund të kontaktoni në adresën
helpdesk@e-albania.al